Teleskopi Kepler i NASA-s zbuloi 95 planetë të rinj në orbitat e disa yjeve larg sistemit tonë diellor.
Sipas studiuesve, nga 275 kandidatë të mundshëm, vetëm 95 të tillë u konfirmuan si planetë.
Që kur u filloi punën 10 vite më parë, teleskopi Kepler ka gjetur mijëra kandidatë për t’u vlerësuar si planetë. Për astronomët, zbulimi i 95 planetëve të rinj shton shpresat se së shpejti njerëzimi mund të njihet me një planet të ri të ngjashëm me planetin tonë, ku mund të ketë jetë, apo të zhvillohet jetë e ngjashme me atë në tokë.
Studimi u krye nga një ekip ndërkombëtar i udhëhequr nga Andrew Mayo nga Instituti Kombëtar i Hapësirës në Universitetin Teknik të Danimarkës./lapsi/
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj