NASA ka njoftuar zbulimin e 219 planeteve të reja jashtë sistemit tonë diellor.
Shifra përfshin 10 që janë shkëmbore dhe të papërpunuar me pamje të Tokës dhe që ekzistojnë në “Zonën e Goldilocks” të sistemit diellor, as shumë afër yllit të tyre, e as shumë larg, transmeton portali arbresh.info.
Prania e ujit shihet si një faktor kyç për ekzistencën e jetës.
Zbulimet u bënë nga teleskopi i hapësirës Kepler, duke e çuar numrin e përgjithshëm të eksoplaneteve, ato jashtë sistemit tonë diellor, të gjetura deri tani në më shumë se 4,000.
“Ky katalog i matur me kujdes është themeli për t’iu përgjigjur drejtpërdrejt një prej pyetjeve më imponuese të astronomisë – sa shumë planete si Toka jonë janë në galaktikë?” tha Susan Thompson, një shkencëtare kërkimore në Institutin SETI, që kërkon për shenja të jetës jashtëtokësore./Arbresh.info
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...
Ruben Amorim merr vendimin e parë – bllokon largimin e yllit...
Mike Johnson: Programi i Trump-it nuk përfshin dëbimin e emi...
Gjesti dhe Xheneta sqarohen, diskutojnë gjerë e gjatë
Një qytetar nga Podujeva dorëzon në polici para të gjetura
Dita Botërore e foshnjeve të lindura para kohe – Një p...