Agjencia hapësinore NASA i kishte ushqyer merimangat me droga si marihuana dhe ka parë se si ato kanë bërë rrjetat e tyre.
Ndërkohë, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, NASA ka publikuar rezultatet e eksperimentit të saj të çuditshëm në vitin 1995 – dhe ato ishin aq tërheqëse sa vështirë se do ta paramendonit.
Ju mund të shihni krijimet abstrakte më poshtë, duke përfshirë rrjetat nga merimangat e ushqyera me marihuanë, kafeinë dhe hidrat të klorit.
“Sa më toksike të jetë kimikati”, shkruajnë studiuesit në letrën e tyre, “aq më e deformuar duket një rrjetë në krahasim me një rrjet normal”.
Atëherë ata përcaktuan sasinë e ndryshimeve në secilën rrjetë duke përdorur mjete statistikore dhe përpunues të imazhit për të provuar ndikimin e kimikateve të ndryshme në merimangat. /Telegrafi/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...