Një raport i ri i publikuar nga Agjencia Amerikane e Aviacionit dhe Hapësirës (NASA) sugjeron se uji mund të jetë shumë më i përhapur në hënë sesa është menduar më parë.
Më parë mendohej se uji i hënës ishte i izoluar në akull në rajonet hënore polare dhe se sasia e ujit në hënë ka ndryshuar vazhdimisht. Studimi i ri bie në kundërshtim me disa nga këto teori, veçanërisht me idenë se uji kufizohet vetëm në disa zona, shkruan AA.
Studimi, i publikuar në revistën Nature Geoscience, u bazua në të dhënat nga dy misione të NASA-s. “Ne konstatojmë se nuk ka rëndësi çfarë kohe të ditës apo çfarë gjerësie shikojmë, sinjali që tregon ujin gjithmonë duket se është prezent. Prania e ujit nuk duket se varet nga përbërja e sipërfaqes, uji qëndron përreth”, tha Joshua Bandfield, autori kryesor i studimit.
Shkencëtarët mbeten të habitur se si uji ka mbërritur në hënë, ku theksohet se është e mundur që molekulat janë krijuar nga era diellore, një valë grimcash të ngarkuara që udhëtojnë nga dielli në të gjithë sistemin diellore, duke goditur edhe sipërfaqen hënore. Një tjetër teori është se uji ka qëndruar thellë në minerale të krijuara kur hëna fillimisht formohej miliarda vjet më parë.
“Disa nga këto probleme shkencore janë shumë, shumë të vështira. Vetëm duke u mbështetur në burime të shumëfishta nga misione të ndryshme ne jemi në gjendje për të arritur në një përgjigje”, tha John Keller, një shkencëtar i NASA-s.
Hulumtuesit po ashtu duan të hetojnë se sa ujë i arritshëm është në hënë, me qëllim të zbulimit nëse mund të përdoret si ujë i pijshëm për astronautët ose si burim i karburantit për raketa me hidrogjen./AA/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...