Prej dekadash NASA ka drejtuar sytë nga yjet e largët duke harruar yllin që kemi në shtëpinë tonë…kjo deri më tani.
Agjencia amerikane e hapësirës njoftoi nisjen e një misioni shkencor rreth Diellit. Misioni është i pari i këtij llojit dhe NASA shpreson që përmes tij të sigurojë të dhëna të rëndësishme mbi sipërfaqjen dhe mënyrën sesi punojnë yjet si i yni.
Sonda “Solar Probe Plus” pritet të niset nga Toka në verën e 2018-s dhe të orbitojë në një distancë prej 6.2 milionë kilometra nga sipërfaqja e Diellit ku do t’u bëjë ballë temperaturave që shkojnë deri në 1400 gradë celcius.
Misioni është menduar deri në detaje dhe inxhinierët, astronomët dhe shkencëtarët e agjencisë amerikane të hapësirës thonë se sonda do t’u mbijetojë kushteve ekstreme.
“Sonda do të vëzhgojë atmosferën dhe sipërfaqjen e Diellit dhe do të dërgojë në Tokë të dhëna që do t’u japin përgjigjje shumë pyetjeve që kemi, por edhe të ndihmojë në parashikimin më të mirë të motit hapësinor dhe stuhive diellore dhe ndikimit që kanë ato në Tokë”, thuhet në një njoftim të NASA-s.
Nëse ky mision do të realizohet, kjo do të ishte hera e parë që një objekt njerëzor i afrohet në të tillë distancë një ylli, por nuk do të ishte përpjekja e parë për të mësuar më shumë rreth tij.
Misioni i parë njerëzor drejt Diellit ishte në vitin 1976, kur Helios 2 iu afrua yllit të sistemit tonë në 43 milionë kilometra.
Chelsea dhe PSG-ja po planifikojnë shkëmbimin e dy yjeve – n...
Sinani: Sulmi në Ibër Lepenc nuk mund të jetë ndryshe pos su...
Kosova siguron rrymë nga Shqipëria, pas sulmit në Ibër-Lepen...
LDK në Podujevë garon me shtatë kandidatë këto zgjedhje, pub...
Turqia dënon ashpër sulmin në kanalin e ujit, në veri të Kos...
Rashiq: Grupet kriminale nuk ekzistojnë më në veri, sulmet j...