Gjatë hulumtimit në planetin Mars, fluturakja Curiosity Rover i NASA-s ka hasur në një objekt të shndritshëm, që besohet të jetë një copë ari.
Për të vërtetuar nëse ka të bëjë me ari, apo është thjesht një material që ka reflektuar, zyrtarët e agjencisë hapësinore, do ta dërgojnë sërish aparatin hulumtues në atë zonë, që të merr pamje më të detajuara.
“Ka mundësi të jetë meteor, por është shumë më shndritës. Curiosity do të kthehet sërish, për të bërë analizat e duhura”, thuhet në raport.
Në pamjet që janë marrë, fluturakja që hulumton të ashtuquajturin planet të kuq, vetëm i ka kaluar pranë. Tani do të rikthehet, për të marrë pamjet me spektrograf që ka mundësi të vërejë edhe elementet përbërëse të objektit.
Prej se e hulumton planetin Mars që nga vitit 2004, Curiosity ka gjetur shumë gurë të çuditshëm, përshirë edhe disa me një ngjyrë të errët që nuk është parë ndonjëherë.
Gjetja e këtij objekti që besohet të jetë ari, është më i veçanti deri më tani.
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...