NASA ka lajmëruar se dy asteroidë të mëdhenj do të kalojnë fare pranë Tokës sot dhe nesër.
NASA thotë se Asteroidi (2016 CZ31) do të bëjë një “afrim” këtë të premte, i ndjekur nga Asteroidi i madh 531944 (2013 CU83) të shtunën.
Shkëmbi hapësinor që pritet të kalojë sot afër Tokës është 220 metra i gjerë (721 feet).
Kjo e bën atë dy herë më të madhe se Statuja e Lirisë e cila është 305 feet (92 metra).
Asteroidi i së premtes do të kalojë vonë këtë mbrëmje dhe pritet të qëndrojë mbi një milion milje larg. AI pritet të udhëtojë me 34.000 milje në orë.
Asteroidi 531944 (2013 CU83) është më i madhi nga të dy dhe do të afrohet të shtunën në mbrëmje.
NASA thotë se shkëmbi i madh hapësinor i së shtunës mund të jetë deri në 1050 metra i gjerë, duke e bërë atë tre herë më të madhe se Statuja e Lirisë.
Asteroidi pritet të kalojë 4.3 milionë milje larg nga Toka. Kjo mund të tingëllojë shumë larg, por në fakt është shumë afër në skemën e madhe të hapësirës.
Kjo është arsyeja pse NASA do ta shënojë atë si një “afrim të rrezikshëm” dhe do të mbajë të monitoruara lëvizjet e saj./sotnews/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...