NASA gjen 20 planete të rinj që mund të mbështesin jetën!

07:06 | 1 Nëntor 2017
Arbresh.info

Shkencëtarët kanë gjetur 20 planete të rinj që mund të mbështesin jetën, duke sugjeruar se ka më shumë vende të banueshme në hapësirë sesa mendonim.

Gjetjet e reja vijnë nga misioni i Keplerit të NASA-s për të zbuluar botët e huaja, të afta për të mbështetur jetën në të ardhmen.

Planetët e rinj mund të jenë shansi më i mirë për gjetjen e botëve të huaja të afta për të mbështetur jetën, thonë shkencëtarët që kanë shqyrtuar hulumtimet e reja.

Më inkurajuese nga këta planetë është KOI-7923.0. Viti i tij zgjat 395 ditë dhe ka 97 për qind të madhësisë së Tokës, por është më i ftohtë për shkak të largësisë nga dielli.

“Nëse duhej të zgjidhni një të dërgoni një anije kozmike, ky nuk do të ishte një opsion i keq”, tha Jeff Coughlin, udhëheqës i ekipit në projektin Kepler dhe një nga shkencëtarët që gjetën planetët e ri.

Planetët e gjetur si pjesë e këtij studimi kanë 70-80 për qind të qenit kandidatë për të qenë të banueshëm, thonë shkencëtarët.

Por, atyre iu nevojitet punë shtesë për të konfirmuar këtë, pasi që anija kozmike Kepler, e përdorur për të mbledhur të dhëna për këta planetë, ka pasur probleme teknike.

Studimi sugjeron se ka më shumë planetë të tjerë që mund të mbështesin jetën sesa që kemi menduar më parë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme