Google ADS

NASA: Enceladus dhe Evropa janë “zona të banueshme”

07:12 | 14 Prill 2017
Arbresh.info

Agjencia amerikane e hapësirës, NASA njoftoi të enjten se hëna e Saturnit Enceladus dhe ajo e Jupiterit, Evropa janë “zona të banueshme”, pasi në këto zona “del ujë i nxehtë dhe hidrogjen i lëngët” që ndoshta mund të mbështetin jetën.

Të dhënat janë mbledhur nga fluturakja Cassini, e cila në Enceladus ka gjetur hidrogjenin molekular, i cili është njëri nga pjesët bazike të jetës në tokë.

“Prania e hidrogjenit është pikë referimi, e cila tregon se ka aktivitet hidro-termal brenda trupit, dhe kjo është interesante, sepse ne e dimë se çfarë ka në oqeanet tona, të cilat janë vende të rëndësishme, plot jetë dhe ndoshta njëri nga vendet e para ku është krijuar jeta në Tokë”, tha Hunter Waite, autori kryesor i studimit Enceladus.

Shkencëtarët besojnë se hidrogjeni është krijuar nga reaksioni hidro-termal ndërmjet oqeanit të hënës dhe bërthamës së tij shkëmbore. “Ne jemi goxha të sigurt se oqeani i brendshëm i Enceladus është i banueshëm dhe duhet ta eksplorojnë edhe më tej”, ka thënë Hunter Waite.

Teleskopi Hubble ka treguar se “uji del në pjesën më të ngrohtë të hënës së Jupiterit, Evropës”. Kjo është hera e dytë që e ashtuquajtura pendë e ujit është vërejtur në të njëjtin vend.

“Kjo është e rëndësishme, sepse pjesa tjetër e planetit nuk është e lehtë të parashikohet apo të kuptohet, dhe kjo ndodh për herë të dytë në vendin më të ngrohtë,” tha Britney Schmidt, autor i studimit Evropa. Enceladus, njëra nga shumë hënat e Saturnit, përmban kimikate që janë gjetur në Tokë dhe mendohet të jetë i banueshëm, gjë e cila sugjeron se nën sipërfaqen e mbuluar me akull të oqeanit mund të ketë qenie të gjalla. Shkencëtarët për një kohë të gjatë kanë menduar, se Enceladus është njëri nga kandidatët kryesorë për jetën në sistemin tonë diellor, por hulumtimet e fundit tregojnë se ai në fakt mund të jetë zonë e banueshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme