Google ADS

NASA beson se ka gjetur shenjat e ekzistencës së jetës në Mars

01:48 | 16 Dhjetor 2016
Arbresh.info
Një shëtitjen e fundit të roverit Curiosity nga NASA, ne një mal marsian u pa se përbërja e tokës lokale është jashtëzakonisht e favorshme për mbajtjen e jetës

“Shtresat e ndryshme të tokës janë aq të ndryshme sa që mund të themi se ne kemi fituar xhekpot”, tha John Grocinger nga Caltech në Pasadena, raporton Daily Mail.

Hematiti, minerale të glinës dhe bori janë vetëm disa nga përbërësit e dheut ndërsa në majë të malit përbërja është edhe më e pasur.

“Ky diversitet tregon ekzistencën e mundshme të një sistemi dinamik. Elementet dhe mineralet e gjetura hyjnë në interaksion si me ujërat nëntokësore ashtu edhe sipërfaqësore. Uji ndikon në kiminë e glinës, por edhe përbërja e ujit ndryshon”, shpjegoi Grocinger.

Shkencëtari thotë se basenet sedimentare të tilla si kjo përfaqësojnë një lloj të reaktorëve kimikë. Elementet ndryshojnë, duke formuar minerale të reja, ndërsa të vjetrit shpërbëhen. Elektronet rishpërndahen e këto reaksione në Tokë mbështesin shfaqjen e jetës.

“Ne jemi dëshmitarë për kompleksitetin kimik që tregon për një histori të gjatë, interaktive të ujit. Aq sa janë të komplikuara reaksionet kimike, poaq janë kushtet më të larta për lindjen dhe mbijetesën e jetës”, shtoi ai.

Shkencëtarët, megjithatë, theksojnë se ende nuk dihet nëse jeta ekzistuar ndonjëherë në Mars, duke pasur parasysh se deri më tani nuk është gjetur asnjë dëshmi që tregon për të

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme