Sipas fizikanit të famshëm Stephen Hawking, njerëzimit i ka mbetur vetëm një shekull që të evakuohet nga planeti dhe të bëhet një specie shumë-planetare.
Gjatë shekullit të kaluar, njerëzimi ka arritur shumë në fushën e inovacionit dhe shkencës. Kemi mësuar të fluturojmë (të paktën me ndihmën e aeroplanëve), kemi ndërtuar makina të mëdha, kemi shëruar sëmundje, kemi zhvilluar kompjuterë, internetin dhe pajisje të mençura.
Në të njëjtën kohë, kemi shkaktuar edhe dëm të madh, gjithashtu: në formën e disa luftërave – dy prej të cilave ishin botërore – dhe, tjetra, ndryshimi klimatik, transmeton Gazeta Express.
Tani, fizikani Stephen Hawking mendon se na kanë mbetur vetëm edhe 100 vite kohë para se të vijë shkatërrimi i madh – dhe duhet të largohemi nga Toka para se të vijë kjo ditë.
Kjo nuk është hera e parë që ai e ka bërë një parashikim të tillë. Gjatë viteve të fundit, ai ka paralajmëruar se si inteligjenca artificiale do t’i japë fund njerëzimit.
Detajet për paralajmërimet e fundit të tij rreth fundit të botës do të zbulohen në një dokumentar të ri të BBC më 15 qershor të quajtur “Ekspedita Toka e Re”, ku ai sugjeron se njerëzimi ka nevojë të jetë një specie shumë-planetare në shekullin e ardhshëm në mënyrë që të mbijetojë.
Hawking shpjegon se ditët e njerëzimit në Tokë janë të numëruara për shkak të ndryshimit klimatik, goditjeve të asteroideve, epidemitë dhe mbipopullimi. Dhe cila është mënyra e vetme për të mbijetuar?
Ne duhet të shkojmë në një tjetër planet, dhe shpejt. Shumë gjëra mund të ndodhin brenda 100 vitesh, dhe këtë e kemi dëshmuar duke qenë në gjendje që të zbulojmë dhe zhvillojmë shumë gjëra brenda një shekulli.
Themeluesi i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, mendon njëjtë – dhe tashmë i ka bërë planet se si do të ndodh kjo. Cili është destinacioni i njerëzimit sipas tij? Marsi. Dhe përderisa Planeti i Kuq nuk është aq afër, nuk është edhe aq larg.
Musk ka në plan që të dërgojë njerëz në Mars deri në vitin 2025 dhe të vendosë atje një koloni deri në vitin 2033 – që i përshtatet kohështrirjes së Hawking.
Megjithatë, shkuarja në Mars dhe vendosja e një vendbanimi të qëndrueshëm do të mund të merrte më shumë dekada kohë. Për fat të mirë, ka edhe të tjerë që janë duke punuar në këtë gjithashtu: NASA tashmë e ka një program për të shkuar në Mars – dhe Kina është duke punuar gjithashtu në misionin e saj për në Planetin e Kuq.
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim ...
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...