Google ADS

Myslimanët konsiderojnë lidhjen e Mbretëreshës Elizabeth me Profetin Muhamed

20:05 | 7 Prill 2018
Trina Galanxhi

“Mbretëresha Elizabeth duhet të pretendojë të drejtën e saj për të sunduar myslimanët”.

Ky ishte titulli i një artikulli që u botua në rrjetin arab ateis, në një forum në intenet.

Pjesërisht ishte një shaka, por sipas raporteve nga Casablanca në Karaçi, monarkja e Britanisë së Madhe është pasardhëse e Profetit Muhamed, duke e bërë atë një kushëri të afërt me mbretërit e Jordanisë dhe Markout, për të mos përmendur më pak Ajatollah Ali Khamenein, liderin supreme të Iranit.

Pretendimi është para disa vitesh, por interesimi është përtrirë në Lindjen e Mesme.

Pse nuk është e qartë, por në mars një gazetë marokene e quajtur Al-Ousboue gjurmoi linjen e mbretëreshës para 43 brezash. Linja e saj e gjakut kalon nëpër Earl të Kembrixhit, në shekullin e 14-të, nëpër Spanjën mesjetare myslimane, deri te Fatima, vajza e Profetit. Lidhja e saj me Muhammedin është verifikuar më parë nga Ali Gomaa, ish-mufti i madh i Egjiptit dhe Peerage e Burke.

E tëra ka të bëjë me princeshën myslimane të quajtur Zaida, e cila u arratus nga një sulm në qytetin e saj në Sevilje dhe u plagos në oborrin e krishtëre të Alfonso VI të Castille. Ajo e ndryshoi emrin e saj në Isabella, u kthye në të krishterë dhe lindi Alfonso, një nga pasardhësit e të cilit më vonë u martua me Earl-in e Kembrixhit. Por origjina e Zaidës është e debatueshme. Disa e bëjnë atë të bijën e Muatamid bin Abbadit, një kalifi që pinte verë, që zbriste nga Profeti. Të tjerë thonë se u martua në familjen e tij.

Reagimi ndaj pretendimit ka ndryshuar botën arabe.

Disa kanë paralajmëruar për një komplot të xhindosur për të ringjallur perandorinë britanike me ndihmën e myslimanëve, veçanërisht Shias, të cilët i respektojnë pasardhësit e Profetit.

“Ajo ndërton një urë midis dy feve dhe mbretërive tona”, thotë Abdelhamid Al-Aouni, i cili shkroi artikullin në Al-Ousboue.

Raporte tjera e kanë quajtur mbretëreshën sayyida ose sherifa, tituj që janë të rezervuar për pasardhësit e Profetit.

Djali i saj, Prince Charles është i intriguar nga Islami.

“Ndoshta ka pasur momente që ai do të dëshironte të martonte më shumë se një grua”, thotë një besimtar mysliman.

Charles është mbrojtës i Qendrës së Oksfordit për Studime Islame, ku edhe audiencën e pati përshëndetur me as-salamu alaykum (paqja qoftë mbi ju).

Besohet se si dëshiron një kurorëzim të shumëfishtë dhe të shugurohet si “mbrojtës i besimit”./Economist/ Përktheu: arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme