Kreu i SpaceX dhe kompanisë së njohur Tesla, Elon Musk, parashikon një të ardhme në të cilën udhëtimi me bazë raketash do të zëvendësojë aeroplanët dhe ai shpalosi këtë vizion të tij gjatë një prezantimi në Kongresin Ndërkombëtar Astronautik (International Astronautical Congress).
SpaceX është duke punuar në një raketë të re, të quajtur BFR, e cila do t’u mundësojë njerëzve të udhëtojnë kudo nëpër botë për 60 minuta, transmeton Koha.net. Sipas Musk, shumica e lokacioneve do të mund të arrihen për vetëm 30 minuta. Dhe e gjithë kjo, do të jetë e mundshme një kosto të përballueshme.
E njëjta raketë, BFR, po ashtu do të mundë të sjellë njerëzit në Hënë dhe Mars. Musk thotë se shumica e udhëtimit me këtë raketë do të kalojë në zero gravitet, që nënkupton se udhëtimi do të jetë “i qetë dhe paqësorë”.
Kjo lloj lëvizje e shpejt mes qyteteve është e mundshme sepse BFR mund të fluturojë 18,000 milje për orë ose rreth 29,000 kilometra në orë.
Tani për tani, BFR është vetëm një raketë hipotetike. Musk shpreson të fillojë konstruktimin e projektit brenda 6 – 9 muajve.
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra