Tesla Cybertruck mund të jetë tani produkti më interesant i prodhuesit të automjeteve elektrike, por kjo kjo nuk do të thotë se kamionçina do të jetë e para në linjë për të marrë përditësimet Beta për teknologjinë e Full Self-Driving (FSD) të kompanisë.
Kjo u zbulua nga CEO i kompanisë, Elon Musk në një postim të fundit në X, platforma e mediave sociale e njohur më parë si Twitter.
Teknologjia e Tesla-s, Full Self-Driving është një funksion për vozitjen autonome të automjetit pa praninë e shoferit, ndonëse kompania u ka bërë thirrje te gjithëve për vigjiliencë, transmeton Telegrafi.Prodhuesi amerikan e ka ekzektuar FSD Beta për më shumë se tre vjet tani dhe që atëherë kjo teknologji ka bërë përparime të dukshme.
Musk shkroi se Cybertruck është i fundit për nga prioriteti kur bëhet fjalë për këtë sistem pasi nuk mund të krahasohet prej tani me 5 milionë vetura të tjera të Tesla-s.
Cybertruck u lansua në fund të muajit nëntor të vitit 2023.
@elonmusk we’re eager to know the timeline for the @cybertruck getting FSDBeta. Is it dependent on the public release of v12, or are there specific training issues with HW4 on the Cybertruck that necessitate a separate training and model? We’d love to learn more!
— Chuck Cook (@chazman) December 30, 2023
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...