Disa gojëdhëna e quajnë atë Casper, dhe ky oktapod ngjan shumë me fantazmën e filmave të animuar.
Thjesht i bardhë me dy sy të zinj. Shkencëtarët e National Oceanic and Atmosphere Administration kanë gjetur krijesën e vogël në veriperëndim të Hauait, teksa ishin duke filmuar në fund të oqeanit.
“Kjo me siguri është një specie e papërshkruar më parë dhe mund të mos i përkasë një gjinie të përshkruar”, thotë Michael Veçhione, i Shërbimit kombëtar të marinës dhe peshkimit.
Octopod apo octopus, të dyja janë të familjes së oktapodëve, por nuk janë e njëjta gjë, shkruan CNN. Por përveç kësaj, ai është unik dhe për një arsye tjetër.
Ai është i vetmi oktapod i gjetur në thellësira shumë të mëdha. Kamera e montuar në një aparat ndodhej në dyshemenë e oqeanit në një thellësi prej 4290 metrash nga sipërfaqja.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?