Mumiet e gjetura në Peru nuk janë njerëzore, mund të jenë alienë

23:34 | 13 Mars 2018
Arbresh.info

Një sërë mumiesh me tre gishta që janë zbuluar së fundmi në Peru nuk janë njerëzore dhe mund të jenë alienë, pretendojnë shkencëtarët.

The Sun citon profesor Konstantin Korotkov nga Universiteti Kombëtar Rus për Hulumtime, të ketë thënë që mbetjet e lashta janë humanoide, por jo edhe homo sapien, transmeton portali arbresh.info

Prof Korotkov ka shqyrtuar mumiet e gjetura nga kolegët në Nazca, Peru, të cilat datojnë deri në 6500 vjet.

Ai i tha Sputnik News: “Secili nga mumiet e vogla ka dy krahë, dy këmbë, një kokë, dy sy dhe një gojë.

“Skanimet tomografike zbulojnë skeletet e tyre.

“ADN-ja e tyre ka 23 kromozome, sikurse ne kemi.

“Të katërtit janë meshkuj, secili me nga një kromozom Y.

“Ata duken njerëzorë, por nuk janë”.

Një tjetër specialist skeletor, Dr Edson Vivanco, gjithashtu ka ardhur në përfundimin se mbetjet janë të “qenieve jo njerëzore”, raportoi Daily Express./Arbresh.info/

https://youtu.be/934IE62Wd44

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme