Temperaturat globale në muajin shkurt thyen rekordin historik që prej një shekulli, duke shënuar muajin më të ngrohtë që prej se janë mbajtur shënim temperaturat. Sipas të dhënave të NASA-së, temperaturat globale në tokë dhe në oqean ishin rreth 1.35 gradë C më të ngrohta se mesatarja historike.
Rezultatet janë tregues të vërtetë të rritjes së pandërprerë dhe afatgjatë të temperaturave globale për shkak të lëshimit të gazrave në atmosferë, shkruan Oranews.
Ndërkohë, vera pritet të jetë më e nxehtë në hemisferën veriore.
Fenomeni “El Nino”, mendohet se ka kontribuar për rritjen aktuale të temperaturave globale.
Fenomeni shkakton rritjen e temperaturave të ujit në oqeanin Paqësor, duke sjellë edhe stuhi të shumta, reshje të dendura dëbore në dimër apo shiu në periudha të tjera.
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...