Muaji i lindjes, tregon se nga çfarë sëmundjeje do vdisni

20:00 | 10 Janar 2017
Arbresh.info

Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se 55 nga 1.668 sëmundje lidhen dukshëm me muajin e lindjes.
Shkencëtari Nikola Taloneti me ekipin e tij të hulumtuesve nga Qendra Mjekësore e Kolumbisë kanë kryer një studim që ka të bëjë me lidhjen e muajit të lindjes dhe zhvillimin e ndonjë sëmundje të caktuar.

Sipas shkencëtarëve, të cilët bazohen në studimin e kryer në 1.7 milionë njerëz, personat e lindur në muajin janar priren të vuajnë nga hipertensioni.

Ata në shkurt priren të vuajnë nga dridhja atriale, e cila është sëmundje që shkakton ritme të parregullta të zemrës.

Personat e lindur në muajin mars priren të vuajnë nga arteroskleroza, ndërkaq ata në prill nga astma.

Muaji tetor lidhet me sëmundjet mendore, nëntori me infeksione të shpeshta dhe në fund dhjetori me bronkit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme