Katër motra meksikane kanë vendosur që të kryejnë një qëllim vërtet human. Ato nuk janë të martuara, por e japin mitrën “me qira” për 9 muaj, për çiftet pa fëmijë në Evropë, kryesisht për çiftet homoseksuale.
Motrat synojnë që të ndihmojnë çiftet që nuk kanë fëmijë biologjikë. Qëllimi mund të jetë vërtet human, por synimi kryesor janë pagesat. Pengesa e tyre është se kjo metodë është e jashtëligjshme në Meksikë.
“Fqinjët tanë na akuzojnë për drejtimin e një rrjeti të trafikimit të të miturve”, tha Marta, e cila është katër muaj shtatzënë me një fëmijë që do ta marrë një francez homoseksual, transmeton Shekulli.
Familja jeton në një nga zonat më të varfra të Meksikës, e quajtur Villahermosa ku dy janë mundësitë për punësim, ose kameriere ose prostitute.
Milagros Hernandez është motra e madhe dhe thotë se vendosi të japë mitrën me qira për të siguruar të holla për familjen shumë anëtarësh, të cilët jetojnë në një hapësirë shumë të ngushtë. Me lindjen e parë, ajo përfitoi 11 mijë euro. Mesatarisht, vajzat përfitojnë 10 mijë euro për një fëmijë.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...