Google ADS

Motra e Mozartit luante në piano më mirë se i vëllai

20:56 | 10 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Maria Anna Mozart, motra e madhe e Wolfgang Amadeus Mozart, kishte pothuajse të njëjtin talent me të vëllanë e saj, por u detyrua që të ndalë pasionin për të luajtur në piano, për të mësuar që të qepte dhe të gjente një burrë.

Në rininë e hershme motër e vëlla kanë performuar së bashku nëpër Europë, dhe shpesh ishte “Nannerl”  (pseudonimi i Maria Anna), ajo që tërhiqte vëmendjen e kritikëve.

Por më pas kryefamiljari, Leopold vendosi që të sakrifikojë talentin e të resë ‘Nannerl’, për tu mbështetur tek Wolfgang: paratë nuk mjaftonin për të financuar turnetë nëpër Europë e kështu që kur ajo mbushi 18 vjeç, hoqi dorë nga muzika. Nannerl kishte një fat tjetër: u martua me një baron të pasur dhe ishte një grua e nënë e mirë. Pas më shumë se dy shekujsh distancë, historia e motrës së harruar të Wolfgang Amadeus Mozart, është vënë në skenë drama e shkruar nga Sylvia Milo “The Other Mozart”.

wolfgang01

Duke përdorur dokumentet dhe letra te familjes Mozart, Milo vendosi që t’i japë zë Nannerl, femrës artiste, muzikantes që ishte ajo që mund të bëhej. Letrat e cituara nga Milo, flasin vetë. Kështu shkruante babai Leopold: “Vajza ime vetëm  12 vjeç, dhe ndonëse e vogël, është një nga pianistet më të mira të Europës”.

I njëjti Wolfgang kishte deklaruar talentin e së motrës:- “Jam i habitur! Nuk e dija që ishe në gjendje të kompozoje gjëra kaq të çmuara. Me një fjalë, Lied-i yt, është i bukur. Të lutem përpiqu që të bësh më shpesh gjëra të tilla!”. Për fat të keq  gjërat shkuan ndryshe- dhe në një mënyrë të paparashikueshme.

Atë kohë, në fakt, vetëm familjet e pasura mund t’i lejonin vetes që të investonin për një pianiste, sepse femrat luanin në piano falas, e jo me para. Madje-shpjegon Mila, në një intervistë për The Huffington Post –përgjigjja e kritikeve të asaj kohë është e qartë:”Nannerl luante në piano më mirë se Wolfgang”.

Të ngjashme