Nga Europa në Japoni, vala e të nxehtit këtë herë ka lënë gjurmën e saj më fort se më parë, dhe nuk ishte e vështirë të vihej re se, një përvëlim i tillë, për disa shtete ka qenë goxha ia pazakontë, pavarësisht sezonit të ngrohtë.
Në Japoni u thyen rekordet e të gjitha kohërave, ndërsa vende nordike si Suedia e Norvegjia bënë llogaritet me zjarre të shumta pyjore. Çfarë po ndodh? Ekspertët nuk kanë dyshime: Gjurmët e ngrohjes globale, sipas tyre, janë tepër të qarta. Dhe këto nuk janë hamendësime, por rezultat verifikimesh dhe krahasimesh me sezonet e kaluara në bazë të dhënash dhe modelesh kompjuterike.
Brigjet e thara të lumit të Elbës në lindje të Gjermanisë, apo vala e zjarreve që ka prekur veriun e kontinentit të vjetër, janë sinjal i faktit që ndryshimet klimaterike po bëhen më të ndjeshme se kurrë.
Shkencëtarët e kanë parashikuar prej kohesh se ngrohja globale do të forcojë numrin dhe intensitetin e valëve të të nxehtit. Sipas tyre, gjërat do të përkeqësohen akoma më shumë deri në 2040-tën.
Është një logjikë e thjeshtë, së cilës nuk i bën dot bisht, thotë Friederike Otto, e Universitetit të Oksfordit; planeti po ngrohet, dhe valë të nxehti si këto, në të ardhmen, do të jenë gjithmonë e më të zakonshme.
“Kjo është diçka për të cilën shoqëria duhet të përgatitet”, shton ajo. Ndërkohë, në një shtet të pamësuar me motin e nxehtë si Anglia, ligjvenësit paralajmërojnë se vendi është fatkeqësisht i papërgatitur për valët vrastare të të nxehtit dhe këmbëngulin të merren masa, të cilat përfshijnë deri dhe lejen për të punuar nga shtëpia gjatë pikut të vapës apo dhe mundësinë për të mos mbajtur uniforma./tch/
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Zeqiri: Cak i këtij sulmi ka qenë...
Sulmet në Zveçan e Ibër Lepenc, policia me aksion për identi...
Gërvalla: Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucio...
Hoxhaj: Shpërthimi në Ibër Lepenc, akt i papranueshëm që cen...
Mediat ndërkombëtare raportojnë pas shpërthimit në Ibër Lepe...
Pas shpërthimit të mbrëmshëm, forca të mëdha të KFOR-it dhe ...