Mos i çoni fëmijët me pushime jashtë shtetit!

19:47 | 19 Maj 2017
L G

Fëmijët nuk kanë nevojë të shohin botën, siç mendojmë ne të rriturit.

Oliver James, një prej psikologëve më të famshëm britanikë, i specializuar për fëmijët, na paralajmëron që pavarësisht dëshirës sonë për t’i çuar fëmijët në një shtet/ plazh të ri çdo verë, kur janë të vegjël, ata kanë nevojë të rikthehen tek i njëjti vend.

1ed9f31a89fd0fbdbaf08527988c0a93

“Qëndrueshmëria është e domosdoshme për moshën e tyre. Kjo vlen në të gjitha aspektet, duke përfshirë edhe pushimet.”

Vitet e fundit, ashtu si të huajt, edhe shumë familje shqiptare projektojnë aventura në vende të ndryshme për fëmijët e tyre të vegjël, duke shpresuar që në këtë mënyrë ata do të edukohen dhe do të kenë kujtime të jashtëzakonshme nga udhëtimet.

6fd9f84cd06c4ed5e698048922f8d109

Por a i kemi pyetur ne ndonjëherë fëmijët nëse është kjo çfarë ata duan? Dr. James argumenton të kundërtën.

“Fëmijët kanë nevojë për pushime në atdheun e tyre.”-thotë ai. Që do të thotë se ata parapëlqejnë një vend që e njohin dhe i rikthehen vit pas viti.

“Kur fëmijët e mi ishin të vegjël, ne shkonim çdo gusht tek i njëjti vend, në Cornwall (një zonë bregdetare e Anglisë). Mbaj mend që rrinim në plazh dhe nuk lëviznim kur niste shiu. “Epo mirë po bie shi! Por shiko anën pozitive, të paktën nuk fryn erë.”

Pas gati një dekade, kur fëmijët u bënë 8 dhe 11 vjeç, ai vendosi që t’i çonte me pushime në Francë.

‘Më i madhi ishte në moshën e duhur për të vlerësuar një territor të ri; sa ndryshe shijonte djathi francez, tezgat nëpër rrugë, madje edhe kremi i diellit i dukej ndryshe. I vogli as u impresionuar fare. Një vit më vonë, të dy këmbëngulën që të ktheheshim në Cornwall. Tani janë 12 dhe 15 vjeç dhe ne vazhdojmë shkojmë tek i njëjti vend në verë.”

695d0f23f4222d1b796d3b6b750a5683

Kjo ndodh sepse derisa ata të bëhen adoleshentë, kënaqen me gjëra shumë të thjeshta dhe bazike. Deri në moshën 5- vjeçare, vogëlushi yt as nuk i kupton dhe as nuk i shijon aromat e çuditshme të një darke në Marok dhe as peizazhet e Toskanës.

“Ajo çfarë fëmijët duan është një plazh i ngrohtë -por jo shumë i nxehtë -një det i qetë dhe një kioskë akulloreje aty pranë. Ky lloj fëmije bëhet më konservativ kur rritet.  “Fëmijët janë krijesa shumë nostalgjike, edhe kur janë të vegjël. Nga mosha 5-10 vjeç ata mund të lidhen shumë me një vend, ku mësojnë se çfarë duan dhe çfarë nuk duan.”- tregon Dr. Oliver. “I njëjti udhëtim me biçikletë, e njëjta akullore, në të njëjtën kafe…Këto vende dhe aktivitete kaq të njohura për ta, krijojnë dhe kujtimet më të lumtura.”

Më pas, kur bëhen adoleshentë, ata nisin të kërkojnë për gjëra të reja, për aventura në vende që nuk kanë shkelur më parë. Por edhe në atë moshë “fëmijët sot janë në aq shumë presion, saqë nëse ata lidhen me një vend të caktuar, që e njohin mirë, ku mund të kthehen sa herë të duan dhe të çlirohen nga trysnitë e të përditshmes, do të ishte një kurë fantastike dhe shumë pozitive. “Ndoshta ne e kemi gabim, edhe pse pa qëllim të keq, kur mendojmë se pushimet me familjen janë një mundësi për t’u prezantuar fëmijëve horizonte të reja”.

“Ka aq shumë ndryshime në jetët e fëmijëve sot”-thotë dr. Oliver. “Ndryshojmë shkolla e shtëpi, përjetojmë surpriza të reja çdo ditë. Një vendpushimi i qëndrueshëm dhe i përvitshëm, besojeni apo jo, mund të jetë e vetmja gjë e qëndrueshme në jetën e një fëmije –një vend i sigurt dhe i parashikueshëm në një univers gjithmonë e më shumë në ndryshim.”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme