Google ADS

Mos e puthni qenin asnjëherë, kjo është arsyeja

19:48 | 27 Qershor 2016
Arbresh.info

Qentë janë shoqërues besnik, rojtarë të besueshëm dhe njihen si miku më i mirë i njeriut.

Por, përderisa shumë prej nesh mund të shprehim dashurinë ndaj tyre duke i përqafuar dhe puthur, ne mund të marrim disa baktere të dëmshme nga ta.

Qentë mbajnë baktere të rrezikshme në gojë, duke çuar në infeksione potencialisht fatale, kanë paralajmëruar ekspertët.

Ata mbajnë bakteret si ‘salmonella’, ‘campolybacter’ dhe ‘E coli’, të cilat mund të çojnë në diarre, të vjella, dehidradtim dhe dastroenteritis, transmeton Gazeta Express.

Në ndërkohë, qentë mund të transferojnë edhe ‘Toxocariasis’, një parazit që mund të shkaktojë cista në tru dhe sy, duke çuar në verbërim.

Kështu, ekspertët paralajmërojnë se fëmijët të cilët rriten në shtëpi me kafshë shtëpiake, kanë më shumë gjasa që të zhvillojnë astmë dhe alergji.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme