Google ADS

Mjekët ia largojnë 24-vjeçes cistën që peshonte sa 10 foshnja

11:45 | 21 Mars 2017
Arbresh.info

Mjekët në Meksikë ia kanë shpëtuar jetën një gruaje duke ia larguar cistën që peshonte sa 10 foshnja të sapolindura.

Njëzet e katër vjeçja, emri i së cilës s’është bërë publik, kishte vërejtur se po shtonte peshë përkundër faktit që ndodhej në dietë, transmeton Express.

Pas skanimeve, mjekët zbuluan se ajo po vuante nga një cist ovarian, i cili ishte rritur fuqishëm gjatë 11 muajve.

Deri në kohën e operacionit, cisti kishte një densitet prej 31 kilogramëve, si dhe e kishte vënë atë në rrezik që të pësonte sulm në zemër pasi që ia kishte shtrydhur organet e brendshme, që nënkupton se ajo kishte probleme në të ecur, frymëmarrje dhe ngrënie.

Vitin që shkoi, doktori Erik Hanson Viana, e kreu operacionin në te në spitalin e përgjithshme të Meksikës, duke ia larguar cistin.

Tash, pas më shumë se gjashtë muajve, 24-vjeçarja mund të ecë përsëri dhe i është rikthyer jetës normale.

1 2 3 4 5 6 7 8

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme