Mund të ketë tingëlluar absurde, kur në nëntor të vitit të kaluar doktorët në Kinë vendosën të mbjellin një vesh artificial në dorën e një burri që kishte humbur veshin e tij. Në këtë mënyrë pasi veshi të zhvillohej ata do ta bartnin aty ku kishte qenë veshi i vërtetë.
Por sado absurde të ketë tingëlluar, doktorët ia kanë arritur ta modelojnë veshin me anë të printimit 3D duke përdorur një nga brinjtë e pacientit.
Përgjatë një operacioni që zgjati 7 orë këtë javë, doktorët larguan veshin nga dora e pacientit dhe e transplantuan atë në anën e majtë të kokës së tij.
Ky vesh artificial do të jetë në gjendje t’i kryejë të gjitha funksionet që një vesh normal parashihet të kryejë.
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK