Mjegulla e shkaktuar kryesisht nga zjarrvëniet e qëllimshme nëpër pyje, në Indonezi, mund të ketë shkaktuar 100 mijë vdekje të parakohshme gjatë vitit të kaluar. Ky është konkluzioni i një studimi amerikan të ndërmarrë nga universitetet e Harvardit dhe Columbias.
Më shumë se 90 për qind e atyre që kanë humbur jetën kanë qenë në Indonezi, ndërsa pjesa tjetër në Malajzi dhe Singapor.
Ndotja masive e ajrit është e përvitshme dhe shkaktohet nga djegia e pyjeve dhe tokave për t’i bërë ato më të përshtatshme për mbjelljen e kulturave bujqësore. Megjithatë reja e dendur e tymit dhe për pasojë mjegulla është zhvendosur thuajse në mbarë Azinë Juglindore. Vitin e kaluar, ajo zgjati për disa muaj.
Indonezia është akuzuar vazhdimisht se nuk ka bërë mjaftueshëm për ta luftuar këtë problem, edhe pse vet autoritetet shtetërore indoneziane kanë thënë se i kanë përshkallëzuar përpjekjet për të parandaluar zjarrvëniet e qëllimshme.
Studimi i publikuar së fundit ka përdorur të dhëna satelitore dhe modelimin kompjuterik të efekteve shëndetësore, për të përcaktuar probabilitetin statistikor të vdekjeve të parakohshme. Sipas tij, rreziku varion nga 26.300 deri në 174.300 vdekje, ndërsa si mesatare është konsideruar 100.300.
Studimi është bazuar kryeisht te efektet shëndetësore te të rriturit, pavarësisht raportimeve të shumta edhe për foshnje të vdekura, si dhe tek efektet e substancës “PM 2.5”, më e zakonshmja e transportueshme përmes smogut, që mund të përfundojë deri në mushkëri.
Numri zyrtar i vdekjeve në Indonezi për shkak të zjarreve masive të vitit të kaluar, situata më e rënduar që prej vitit 1997, ishte plot 19, mes të cilëve edhe zjarrfikës. Por agjencia shtetërore e menaxhimit të fatkeqësive natyrore ka bërë të ditur sembi 43 milionë indonezianë janë ekspozuar ndaj smogut, ndërsa rreth gjysmëmilioni njerëzish vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes. Kësaj i shtohen edhe dëmet ekonomike të shkaktuara.
Akademikë dhe ambientalistë kanë thënë se, pavarësisht paralajmërimeve, konkluzioni nga ky studim i ri është thjesht një thirrje për t’u zgjuar dhe për të vepruar.
Ndërron jetë papritmas Aulon Grabovci, nipi i politikanit të...
Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël...
Komuna e Vushtrrisë ndalon përdorimin e doracakëve “Edukimi ...
Kim Jong Un urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sulmues
Komuna e Prishtinës dënon shkatërrimin e pishave rreth Teatr...
Kryeministri Kurti mori pjesë në natën hapëse të ”Pris...