I njohur si qyteti i shpellave, Vardzia në Gjeorgji është një manastir i madh i gdhendur në shkëmb në vitin 1185.
Qëllimi i manastirit ishte t’u ofrojë mbrojtje banorëve nga pushtimi prej mongolëve, ndërsa deri më sot ai konsiderohet si i vetmi qytet i shpellave në rruzullin tokësor.
Nuk është çudi që shumë e quajnë qytet, meqë në këtë shkëmb janë gdhendur pothuajse 6.000 apartamente!
Ndërtimin e këtij kompleksi e kishte urdhëruar Mbretëresha Tamara, gjatë kohës së sundimit të saj në Gjeorgji. Ndonëse shumë njerëz ishin përpjekur për ta hequr nga froni, vetëm pse ajo ishte një grua e re, Mbretëresha Tamara megjithatë ia kishte dalë ta sundonte me sukses të gjithë rajonin për 29 vite rresht.
Më pak se 100 vjet më vonë nga ndërtimi, manastiri u shkatërrua në masë të madhe, jo nga mongolët por nga një tërmet i fuqishëm që shembi shumicën e tuneleve, ndërsa në disa pjesë shkaktoi një kolaps të plotë. Me këtë rast, ishin shkatërruar plotësisht dy të tretat e manastirit./Arbresh.info/
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia
Shefi i EULEX-it: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, autorët d...