Është e pazakontë që një aksident industriale të kthehet në një atraksion turistik. Pikërisht ky “fenomen” i çuditshëm ka ndodhur në Turkmenistan.
Para 50 vjetësh një ekip eksploruesish sovjetik shpoi për të gjetur gaz natyror në Turkmenistan shkaktuan një reaksion zinxhir që krijoi Kraterin e Gazit Darvaza, e cila është një vrimë gjigante dhe e zjarrtë që më pas u shndërrua pamja më e kërkuar e vendit nga shumë turistë të huaj.
Të quajtura ndryshe si “Portat e Ferrit” apo “Shkëlqimi i Garagumit” fenomeni shkaktohet nga flakët me lëndë djegëse metani që dalin nga një sërë vrimash përgjatë dyshemesë dhe mureve të kraterit.
Duket dramatike dhe e rrezikshme, por flakërimi i shkëndijave të zjarrit nën yjet e qiellit të natës duket se është pamja më e bukur që turistët preferojnë që të shohin në Azinë Qendrore.
Karteri është afërsisht 70 metra i gjerë dhe rreth 30 metra u thellë më mure vertikale që bien ndjeshëm në një fushë mbetjesh shkëmbore të shpërndara në fund.
Kur vizitorët filluan të dyndeshin drejt “Portave të Ferrit” nuk kishte ende njësi akomoduese apo shërbime të tjera që mund t’u ofroheshin. Aktualisht në të janë tre kampe të përhershme me akomodim në natyrë, hapësira për të ngritur tenda apo çadra kampingu, gjithashtu për të gjithë ata të cilët nuk pëlqejnë që të ecin është bërë e mundur që motomjete të ndryshme të afrohen buzë kraterit. Në vitin 2018 u shtua edhe një gardh sigurie për t’i mbajtur vizitorët të mos shkonin afër gropës së ndezur.
Për momentin, Krateri i Gazit Darvaza vazhdon të mahnisë vizitorët që bëjnë udhëtimin e gjatë dhe të mundimshëm nëpër shkretëtirën e Karakumit për të parë mrekullinë e rastësishme natyrore të Turkmenistanit./tvklan.al
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...