Google ADS

Miqtë e ngushtë, çelësi për një shëndet të mirë në pleqëri

09:49 | 1 Janar 2018
Arbresh.info

Miqtë e ngushtë dinë ta bëjnë çdo situatë më të mirë. Shokët dhe shoqet e mira janë burime të gëzimit, qeshjeve dhe një doze të shëndetshme të dashurisë.

Mirëpo, një studim i fundit ka zbuluar se miqtë e ngushtë kanë edhe ndikim të madh në shëndetin tuaj, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit e Universitetit Northwestern kanë zbuluar se shumë pleq ia kanë atribuuar shëndetin e mirë shoqërisë.

Dhjetëra pjesëmarrës të moshave të ndryshme kanë plotësuar një pyetësor me 42 pyetje, i cili ka pasur për qëllim ta testojë mirëqenien e tyre psikologjike.

Në bazë të këtij hulumtimi, ekspertët kanë konstatuar se pleqtë me mirëqenie të mirë kishin raportuar se kanë miqësi të mira dhe se shëndeti i tyre i mirë është falë atyre miqësive.

Ky hulumtim është në të njëjtën linjë edhe me studimet e mëhershme që kishin treguar se miqësitë e ngushta kanë efekt të mirë në shëndet në periudhë afatgjate. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme