Shkencëtarët kanë vërtetuar më parë se mikroplastika gjendet në vendet më të largëta në tokë dhe në oqean, në ushqimin tonë, por edhe në ajrin që thithim.
Në hulumtimin e fundit, ekspertët janë përpjekur të përcaktojnë saktësisht se si sillen grimcat mikroplastike në ajër dhe nëse ato kanë ndikim në sistemin tonë klimatik, transmeton portal arbresh.info
Domethënë, llojet e tjera të grimcave, si pluhuri, ose shpërndajnë ose thithin rrezet e diellit dhe rrjedhimisht ose ftohin ose ngrohin atmosferën tonë. Tani shkencëtarët kanë zbuluar se mikroplastika i përbën të dyja.
Ekspertët fillimisht prisnin që mikroplastika në ajër, si shumica e aerosoleve, do të shpërndante dritën e diellit dhe do ta reflektonte atë përsëri në hapësirë; që do të nënkuptonte ftohjen e klimës së Tokës, shkruan The Conversation.
Shumica e llojeve të aerosoleve në atmosferë shpërndajnë dritën, kështu që mund të thuhet se aerosolet kanë kompensuar pjesërisht ngrohjen e shkaktuar nga gazrat serrë. Përjashtimi i vetëm është bloza, e cila thith mirë rrezet e diellit dhe ka një efekt ngrohës.
Studimi i fundit thekson se mikroplastika në ajër ka efek në shpërndarjen e dritës së diellit, që nënkupton ka efektin e ftohjes në klimë. Megjithatë, ai gjithashtu mund të thithë rrezatimin e emetuar nga Toka, që do të thotë se kontribuon shumë pak në efektin serë.
Edhe pse ndikimi i mikroplastikës në klimën globale është i vogël, i dominuar nga efekti i ftohjes, shkencëtarët besojnë se në të ardhmen masa e mikroplastikës do të rritet në ajër dhe mund të ketë ndikim klimatik të krahasueshëm me llojet tjera të aerosoleve.
Vlerësohet se deri më sot, rreth 5 miliardë ton mbetje plastike janë grumbulluar në mjedis.
Kjo shifër gjithashtu parashikohet të dyfishohet në tre dekadat e ardhshme.
Shkenctarët besojnë se nëse nuk bëhen përpjekje serioze për të zgjidhur problemin e ndotjes mikroplastike, ndikimi i saj në klimë në të ardhmën mund të jetë më i madh, më shqetësues dhe më frikësues./arbresh.info/
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...