Google ADS

Mikrodermabrazioni, trajtim mjaft përfitues për lëkurën

21:04 | 7 Maj 2018
Arbresh.info

Është metodë mekanike për kthimin në luspa të qelizave të vdekura, e cila prek shtresat më të thella të lëkurës në krahasim me procedurat e shtëpisë (skrabe, susakë) dhe stimulon prodhimin e qelizave të reja.

Në thelb, mikrodermabrazioni është rrjepje e butë dhe pa trauma e lëkurës.

Aparatet e tanishme janë të lehta në përdorim, të sigurta, sigurojnë luspim më të thellë dhe rezultat më të mirë: një hundëz dore dyston lëkurën me një thërrime diamanti industrial, teksa sistemi i vakuumit thith mbeturinat, transmeton Telegrafi.

Mikrodermabrazioni mund të krahasohet me largimin e sopthave dhe lëkurës së vrazhdë me shpan (lloj shtufi gëlqeror). Sheshimi i shtresave sipërfaqësore të lëkurës e bën uniformë ngjyrën e fytyrës, kurse kursi i procedurave përshpejton procesin e prodhimit të qelizave të reja, duke i dhënë lëkurës lëmim dhe elasticitet.

Mikrodermabrazioni preferohet si procedurë përgatitore. Pasi sheshohen shtresat sipërfaqësore, ne e forcojmë veprimin e procedurave të tjera dhe lehtësojmë depërtimin e lëndëve në lëkurë, duke rritur efektivitetin e tyre.

Këshillë

Mos e ngatërroni mikroderrnabrazionin me dermabrazionin. Ato nuk janë e njëjta gjë. Dermabrazioni është teknikë e vjetruar për sheshimin e lëkurës me furçë teli. Në kozmetologjinë e sotme, për të arritur efekt të njëjtë përdoren laseri dhe pilingu i thellë kimik.

Fushat e përdorimit

Mikrodermabrazioni mund të bëhet në çdo pjesë të trupit, por më shpesh përdoret për zonat ku rrezet e diellit i nënshtrohen veprimit të fortë: fytyra, gusha, duart, gjoksi.

Rezultati i procedurës

Menjëherë pas procedurës lëkura duket e shëndetshme dhe e shndritshme. Pas kursit me gjashtë procedura lëkura lëmohet dhe rrudhat e cekëta zvogëlohen. Lëkura e dëmtuar nga drita ultravjollcë luspohet dhe toni bëhet uniform.

Lëkura e disa femrave ngjan si xhaketë lëkure. Nxirja shumë e errët nuk është më në modë, ndërsa për një rast të veçantë mund të përdoret, autonxirja.

Një paralajmërim për ju: mikrodermabrazioni nuk bën për këdo. Ndoshta edhe ju nuk jeni kandidati më ideal për mikrodermabrazion. Duhet ta dini patjetër, nëse i shkon kjo procedurë llojit të lëkurës suaj. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme