NASA thotë se një lëmsh i madh zjarri shpërtheu në atmosferën e Tokës në muajin dhjetor është shpërthimi i dytë më i madh i këtij lloji në 30 vjet, dhe më i fuqishmi që nga episodi i Chelyabinsk-ut në Rusi gjashtë vjet më parë.
Deri më tani megjithatë, asgjë nuk ishte kuptuar nga prania e këtij meteori, sepse gjithçka ka ndodhur mbi detin e Beringut, pranë gadishullit rus të Kamcatkës.
Trupi qiellor shpërtheu me një energji 10 herë më të fortë sesa ajo e lëshuar nga bomba atomike e Hiroshimës, sipas eksperteve të NASA-s, një lëmsh i tillë i zjarrtë i këtyre përmasave mund të pritet vetëm dy apo tre herë çdo 100 vjet.
Asteroidi ka hyrë në atmosfere pasditen e 18 dhjetorit, me orën lokale, me një shpejtësi prej 32 km/s dhe një pjerrësi trajektoreje prej 7 gradësh, raporton TCH.
Shkëmbi hapësinor, me një madhësi që shkonte në disa metra, ka shpërthyer 25.6 km mbi sipërfaqen e Tokës, me një energji qe llogaritet ne 173 kilotone.
Shpërthimin e kanë diktuar satelitet ushtarake; per ngjarjen, NASA u njoftua nga Forcat ajrore të Shteteve të Bashkuara.
Aksident me vdekje në aksin Gjirokastër-Tepelenë
Erdogan: Ne presim ndërtimin e një Sirie të çliruar nga terr...
Çfarë po ndodh me aktakuzën e dytë ndaj Thaçit?
Seanca e përbashkët Kosovë-Shqipëri, policia njofton për ndë...
Rama ndan pamje nga Shëngjin-Velipojë: Një nga investimet më...
Projektligji i mbështetur nga Trump, dështon në Dhomën e Për...