Njerëzit gjatë ditës harrojnë të paktën tri gjëra, por shqiptimi i tyre me zë të lartë, gjumi më i gjatë dhe relaksimi mund t’ju ndihmojnë në kërkimin e informatave të harruara, zbulon studimi.
Për shkak të obligimeve të shumta harrojmë gjërat më elementare: ku i kemi lënë çelësat apo a i kemi fikur aparatet, ka treguar hulumtimi mbi harresën, të cilin në 2000 njerëz e ka kryer enti për konsumatorë Avery.
Nuk ka arsye për t’u shqetësuar sepse shumica e njerëzve harrojnë për shkak të shprehive, automatizmit, dhe jo për shkak të sëmundjes.
Sasia shumë e madhe e stresit, në mënyrë të dëshmuar redukton mundësinë e të menduarit produktiv dhe mbajtjes në mend, ndërsa dëgjimi i muzikës ose meditimi ndihmojnë mbajtjen e hormoneve në nivel të pranueshëm.
“Të gjitha aktivitetet gjatë të cilave truri juaj pushon e ndihmojnë kujtesën apo mbajtjen në mend”, thekson psikologu, dr. McDaniel. Biologu, dr. Medina, thotë që grindja e ashpër është një nga shkaqet më të shpeshta të harresës. Për të me siguri do të mendoni derisa ktheheni nga puna dhe do të harroni të ktheni nga banka, paralajmëron dr. Medina.
Vetëm një orë gjumë më pak në ditë në mënyrë afatgjate ndikon në mbajtjen në mend dhe shëndet, ka treguar Mary A. Carskadon, eksperte për gjumë. Pikërisht gjatë gjumit truri i organizon informatat.
Stimulojeni mendjen dhe do të kujtoheni
E harroni shpesh emrin e personit të cilin e keni njoftuar, përsëriteni qetë në vete tri herë, thonë ekspertët. Dhe nëse shpesh ju mundon se ku i keni lënë çelësat pasi që keni mbyllur dyert e banesës, ka shumë mundësi që truri juaj është “i zënë” me diçka tjetër. Nëse e thoni me zë të lartë se ku i keni lënë, nuk do të harroni.
Thoni “kujtohu” në vend të “mos harro”
Nëse shpesh harroni adresat e e-mailit, PIN-ët apo passwordët, kini parasysh që truri nuk është i “i dizajnuar” të mbajë mend të dhëna të tilla, thonë ekspertët.
Informatat e tilla për një kohë të shkurtër qëndrojnë në tru, sepse janë monotone për të. Automatizimi dhe soditja në mendime janë nxitës të harresës, ndërsa aleati më i mirë i trurit është grupimi.
E kam në maje të gjuhës, por nuk më kujtohet…
Sa më të vjetër që jemi, gjithnjë e më shpesh harrojmë fjalët apo emrat e miqve të vjetër, thekson dr. Edgerly. Ajo po ashtu shton që për shkak të kësaj nuk kemi nevojë të shqetësohemi sepse kjo u ndodh të gjithëve. Por kryerja e shumë gjërave përnjëherësh është armik i mbajtjes në mend. Prandaj, pushojeni trurin dhe kryeni një nga një.
Kuleta dhe çelësi të kenë gjithmonë vendin e vet
Nëse harroni se ku i keni lënë çelësat, kuletën apo biletën e autobusit, ta dini që shkaku i kësaj është që jeni të preokupuar me diçka tjetër. Kushtojuni vëmendje momenteve kur i lini çelësat apo kuletën, ndërsa më së miri është që gjithmonë të lihen në vendin e njëjtë, këshillon Elizabeth Edgerly, eksperte për sëmundjen e Alzheimerit.
Top 10 gjërat që harrohen më së shumti:
– Kthimi i telefonatës pas një thirrjeje të humbur
– Përgjigjja në e-mail
– Emrat e njerëzve
– Urimi i ditëlindjes
– Mbushja e telefonit
– Ujitja e luleve
– Marrja e letrave të shtypura
– Incizimi i serialeve televizive
– Marrja e çelësit të banesës
– Përvjetori i martesës apo i lidhjes
Me ushtrime të rregullta edhe truri do të punojë më mirë
Nuk ka viagër për kujtesë, thotë doktori i psikologjisë, Mark McDaniel, por ndryshimet e vogla në stil të jetesës mund t’ju ndihmojnë në mbajtjen në mend dhe në shëndetin e përgjithshëm të organizmit. Ai këshillon të lëvizni sepse me aktivitetin e rregullt do të reduktoni në gjysmë mundësinë e dementias.
Çdo tru “trajnohet” ndryshe, prandaj zgjidhni metodën që ju përgjigjet
Hulumtimet thonë që vetëm zgjidhja e fjalëkryqit nuk ndihmon. Për shembull, nëse i bini pianos, tentoni të mbani mend të gjithë koncertin e Bachut, ndërsa shoqërimin me miq shndërrojeni në debat për një libër, të cilin e keni lexuar, këshillon biologu, dr. Medina.
Frutat malore, brokoli, lëngu i portokallit, liri dhe spinaqi janë të mira për kujtesë
Çka është mirë për trupin, është mirë edhe për trurin. Kështu, ushqimi adekuat është kyç. Hulumtimet tregojnë që shëndeti i trupit dhe i trurit është i lidhur me acidet omega-3, të cilat gjenden në salmon, sojë dhe farat e lirit, si dhe në antioksidantë, të cilat gjenden në frutat malore, spinaq dhe brokoli. Kujtesën do ta rritni edhe më lëngun e portokallit dhe me perime të gjelbra.
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç