Google ADS

Mësoni si ishin librat shekuj më parë

14:46 | 13 Gusht 2017
Arbresh.info

Zhvillimet e vazhdueshme teknologjike kanë sjellë ndryshime të shpejta në çdo sferë të jetës tonë, gjithashtu një zhvillim të veçantë kanë sjellë edhe në arsim.

Këto zhvillimet e reja teknologjike e bëjnë edhe me të lehtë procesin e të mësuarit në ditët e sotme.

Nëse më përpara mjet i vetëm ishte një libër, sot ekzistojnë lloj mekanikash për ta bërë sa më të lehtë këtë proces.

Sot kemi tekste elektronike, lodra për mësim, libra me figurë,  programe televizive, që të gjitha shërbejnë  për ta bërë sa më të lehtë të mësuarin.

Por ndryshe nga sot, dikur nuk ekzistonin këto mekanika.

Procesi i të mësuarit në kohën para elektronike ishte shumë më i vështire- i vështirë, por jo i pamundur.

Disa shekuj më parë, afersisht rreth shekullin e 15-të, ka pasur disa metoda mësimdhënie, përmes të cilave  fëmijët mësonin leximin  në mënyra krijuese.

Mjet i vetëm për të mësuar ishte një abetare përbërë prej një pllake druri.

Ky libër në të cilin ishin gdhendur shkronjat e alfabetit, kapitale dhe të vogla dhe një varg fetar, i ndihmonte fëmijët të mësonin shkrim dhe lexim.

Këto mjete të veçanta në formë librash janë shfaqur fillimisht në Angli, ndërsa u kthyen menjëherë një mjet kyç, per zhvillimit arsimor gjatë asaj kohe.

Por megjithëse ishin prodhuar në masë, jo të gjitha ishin të njëjta.

Ekzistonin disa libra të bërë me materiale interesante, por ndër librat më të rrallë të asaj kohë ishin ato të përbërë nga argjendi.

Ndryshe nga sot, kur fëmijët mësojnë të lexojnë dhe shkruajnë në të njëjtën kohë, atëherë fillimisht mësohej vetëm leximi.

Librat në atë kohë ruheshin e shumë kujdes, kjo detyronte prindërit që të bënin vrimë në dorezë dhe duke përdorur një kordë ta varnin librin në brez ose rreth qafës së fëmijës, duke e bërë kështu librin pjesë të veshjes së tyre.

Një kuriozitet tjetër është se çmimi i letrës në atë kohë ishte shumë  shtrenjtë, kjo detyronte njerëzit  të përdornin pllaka prej druri./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme