Google ADS

Mësojeni se çfarë ndodh me trurin kur e ndalni telefonin për 15 minuta

22:51 | 7 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Çfarë ndodh me mendjen kur ndaloni telefonin për 15 minuta? Hiqni dorë nga mediat sociale dhe rrini larg komunikimit me njerëz.

Studiuesit thonë se efekti është mjaft interesant, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Shoqërisë Britanike për Psikologji, thuhet se truri shpëton nga emocionet intensive.

Shumica prej njerëzve në botë kalojnë rreth pesë orë në ditë duke përdorur telefonat.

Ajo që ndryshon kur ndaloni telefonin për 15 minuta është se i ndihmoni vetës të largoni emocionet intensive, pozitive dhe ato negative.

Pra, nëse vendosni të hiqni dorë nga telefoni për pak, do të ndjeheni më pak të shqetësuar dhe më pak të frikësuar.

Gjithashtu, do të ndjeheni më pak të interesuar dhe më pak të ngazëllyer./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme