Një tifozë i flaktë i përfaqësueses së Zvicrës ka udhëtuar 2 mijë kilometra me traktorin e tij klasik për të parë ndeshjen kundër Serbisë në Rusi.
Me traktorin e tij të kuq, Beat Studer ka arritur në Kalinigrad pas 12 ditësh udhëtim që filloi në Luzern.
Studer, pronar i një muzeu traktorësh, dhe dy shokët e tij, Werner Zimmermann e Josef Wyer, i erdhi ideja për udhëtim me traktor pasi Zvicra siguroi pjesëmarrjen në Botëror, por vendosën që nga ky udhëtim të bënin diçka të mirë për vendin e tyre.
Me qëllim që të niseshin me traktor ata siguruan 20 mijë franga bamirësi për fëmijët. Ata e siguruan këtë fond dhe ia mësynë Rusisë për të parë Zvicrën në ndeshjen vendimtare të grupit E.
“Me traktorin nuk kisha probleme”, ka thënë Wier pasi ka arritur në Rusi.
“Kisha probleme me dy shoferët tjerë që silleshin si fëmijë”, ka shtuar ai që tregon se ka kaluar kohë të mirë në shoqërinë e dy shokëve.
“Idetë e çmendura vijnë vetëm kur jeni pak i dehur”, ka thënë Wyer duke qeshur.
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...