Meshkujt me mjekër kanë testikuj të vogël

21:23 | 10 Prill 2019
Arbresh.info

Burrat me flokë të gjatë dhe mjekra mund të kenë testikuj më të vogël se ata të cilët kanë probleme për të rritur qimet e fytyrës, sipas një studimi.

Studimi gjeti që njerëzit, dhe më shumë se njëqind primatë të tjerë, përballen me dilemën evolucionare kur vjen fjala tek organet gjenitale, transmeton portali arbresh.info.

Ekipe nga Universiteti i Australisë Perëndimore, që kryen hulumtimin, thonë se një mashkull mund të jetë i zbukuruar mirë ose i pajisur mirë (është fjala për testikuj), por është e vështirë t’i ketë të dyja.

Kafshët mund të investojnë energjinë në tërheqjen e femrave me krifë mbresëlënëse dhe mjekra ose shpenzojnë energjinë e tyre në rritje të herdheve më të mëdha.

Kjo do të thotë se burrat me flokë të gjatë dhe mjekët ka gjasa të kenë testise më të vogla në krahasim me vëllezërit e tyre me më pak qime.

Për pjesën tjetër të primatëve të botës, kjo shkëmbim vjen në formën e të pasurit prapanicë si të një babuni ose karakteristika të thjeshta dhe testise të mëdha të primatëve të thjeshtë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme