Një familje nga Perth ka gjetur mesazhin më të vjetër në shishe, pothuajse 132 vjet pasi është hedhur në det, thonë ekspertët australianë.
Tonya Illman mori shishen kur kishte dalë për të ecur në rërë në një plazh në Australinë Perëndimore, transmeton portali arbresh.info
Bashkëshorti i saj Kym Illman i tha BBC-së që kanë gjetur një letër në shishe, por nuk ua priste mendja çfarë ishte derisa e çuan në shtëpi dhe e thanë në furrë.
Ekspertët kanë konfirmuar që është një mesazh autentik nga një anije gjermane.
Shënimi në shishe, që daton me 12 qershor 1886, ishte hedhur nga anija gjermane Paula, si pjesë e një eksperimenti në oqean dhe rrugët e anijeve nga Observatori Gjerman Detar.
Më parë, rekordi botëror i Guinness për mesazhin më të vjetër në një shishe ishte 108 vjet, kohë mes së cilës u dërgua dhe u gjet./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...