Më 13 prill 1861, Jonathan Dillon, një emigrant dhe orëndreqës irlandez, gdhendi një mesazh të fshehur në një orë xhepi të Abraham Linkolnit.
Punësuar nga M.V. Galt dhe Co në Uashington, DC, Dillon po riparonte orën e presidentit, ditën kur forcat aleate goditën në Fort Sumter, gjë e cila çoi në Luftën Civile Amerikane.
Mesazhi do të mbetej i fshehur, derikur Smithsonian e hapi mekanizmin e sahatit, në vitin 2009.
Mbishkrimi i Dillonit shkruante: “Armë e parë është shkrepur. Skllavëria ka vdekur. Falë Zotit, ne kemi një president që të paktën do të përpiqet”. Dillon dhe presidenti nuk u takuan asnjëherë, dhe Lincolni kurrë nuk e pa mesazhin e fshehur brenda mekanizmit të sahatit të tij.
Në vitet 1850, Lincoln e bleu orëne floririt nga George Çaterton, një argjendar në Springfield, Illinois. Lincolni ish i prirur që të mos mbante gjëra për t’u dukur, por ajo orë ari ishte shenjë e karrierës së tij të shquar në fushën e ligjit. Në vitin 1958, stërnipi i presidentit të 16-të, Lincoln Isham, ia dhuroi orën muzeut Smithsonian. /bota.al
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...