Google ADS

Merr ngjyrë të zezë uji pranë ujvarës së Niagarës

02:28 | 1 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Uji pranë bazës së ujvarës së Niagraës ka marrë ngjyrë të zezë, duke u dhënë një makth të paparë turistëve.

Kjo ka ndodhur për shkak të një shkarikimi të një impianti të ujrave të zeza, transmeton portali arbresh.info

Bordi i qytetit tha se shkarkimi ishte pjesë e mirëmbajtjes rutinore të një prej pellgjeve të saj.

Imazhet e publikuara tregojnë ujin e zi përgjatë lumit Niagara që gjenden në kufi më Kanadanë.

Zyrtarët kanë deklaruar se uji përmbante grimca të ngurta dhe mbetje të karbonit, por nuk kishte vajra ose tretës organikë. Ata e përshkruan aromën si ‘aromë normale të shkarkimit të ujrave të kanalizimeve’.

Sipas tyre shkarkimi ishte brenda kufijve të lejuar./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme