Merimanga helmuese që po futet në rroba dhe mobile

01:04 | 16 Dhjetor 2019
Trina Galanxhi

Shkencëtarët kanë zbuluar një specie të merimangës me helm aq të fuqishëm sa ajo e shkatërron mishin e njeriut me një kafshim të vetëm.

Si pasojë e kafshimit, plaga e mishit të vdekur mund të zgjerohet deri në 40 centimetra, por kafsha nuk mendohet të jetë vdekjeprurëse, transmeton lajmi.net.

Merimanga është gjetur duke jetuar në mobile shtëpiake dhe pëlhura në Meksikën qendrore, dhe ajo është pagëzuar me emrin Loxosceles tenochtitlan sipas zbuluesve të saj – studiuesit nga Universiteti Kombëtar Autonom i Meksikës (UNAM) në qytetin Tlaxcala.

Loxoceles ka një helm të fuqishëm shkatërrues të indeve që shkakton plagë  nekroze në lëkurë deri në 40 cm.

Shpesh duhen disa muaj për t’u shëruar dhe lënë një mbresë të përhershme, por nuk janë vdekjeprurëse, zbulojnë ekspertët, por në rastin e fëmijëve, thonë ata, kafshimi mund të jetë edhe më i rrezikshëm pasi mund të përfundojë me shkatërrimin e qelizave të kuqe të gjakut, ndonëse këto raste janë shumë të rralla.

Meshkujt kërkojnë femra gjatë natës gjatë motit të lagësht, shpesh duke u rrudhur dhe duke përfunduar në leckë, çarçafë ose këpucë. Femrat mendohet se janë dy herë më toksike sesa meshkujt.

Lloji i ri u zbulua nga biologu dhe profesori i universitetit Alejandro Valdez-Mondragon së bashku me studentët e tij Claudia Navarro, Karen Solis, Mayra Cortez dhe Alma Juarez.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme