Mënyra të mahnitshme me të cilën mund t’i përdorni çorapet e shqyera të najlonit nëpër shtëpi

22:00 | 19 Shkurt 2018
Arbresh.info

Kur është fjala për çorapet e najlonit, as që ka mundësi të përmirësohen apo të qepen kur një herë shqyhen.

Nëse ju ka filluar t’ju dalë fija apo i keni shpuar çorapet, koha është që t’i hidhni, mirëpo ekzistojnë disa situata në të cilat ato mund t’ju jenë shumë të dobishme.

Çorapet e vjetra, të shqyera mund t’i përdorni për punë praktike shtëpiake, sepse janë të shkëlqyeshme për grumbullimin e pluhurit, për të lustruar këpucët, por edhe për thithjen e pluhurit, transmeton Telegrafi.

Para se t’i hidhni përdorni në këto disa mënyra.

Fshini pluhurin me to

Çdokush që ka ecur me çorape najloni nëpër dysheme e di se sa shpejt në to grumbullohet pluhuri. Futni duart në çorape dhe nuk është me rëndësi a i përdorni të thata apo të njoma, shkëlqyeshëm do të pastroni edhe dyshemenë edhe gjithë sipërfaqet e pluhurosura.

Pastroni brushën e flokëve shpejt dhe lehtë

Në brushë, pos flokëve ngjiten edhe zbokthi edhe pluhuri. Pastrohet lehtë me ujë dhe sapun, por me çorape najloni procesi është shumë më i shpejtë.

Tiganët kurrë nuk janë larë më butësisht

Sipërfaqet e tiganëve me teflon dhe me qeramikë janë shumë të ndjeshme. Me ndihmën e çorapeve të najlonit të cilat janë të buta ndaj këtyre enëve, por njëkohësisht kanë edhe strukturën e tillë që pastrojnë mirë, enët tuaja do të shkëlqejnë.

Nxirrni gjërat e preferuara nga qoshet e paqasshme

Futeni zorrën e thithëses së pluhurit në çorape najloni dhe nxirrni vëthët mirëpo në atë mënyrë që të mos përfundojnë në qese apo në filtër.

Janë të shkëlqyeshme kundër djersitjes të dritareve

Dritaret e djersitura mund të jenë problem i madh gjatë dimrit, në rend të parë për shkak të sigurisë. Mirëpo nëse i mbushni me zall të imët dhe i lini në veturë ato mund të absorbojnë lagështinë dhe të pengojnë djersitjen e cila ju vështirëson drejtimin e veturës.

Lustroni këpucët tuaja

Kjo ka efekt te këpucët e lëkurës dhe te ato me material të shkëlqyer, mirëpo vetëm konstatoni a janë këpucët tuaja të thata para se t’i lustroni.

Eliminoni dyllin

Nëse ka mbetur pak dyllë në shandanin tuaj të vogël, atëherë çorapet e najlonit mund t’ju ndihmojnë shumë. Nxehni shandanin e qelqtë dhe me ndihmën e çorapes pastrojeni butësisht. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme