Të gjithë ata që e kanë provuar dashurinë, e dinë se sa ndjenjë e e bukur është të ecësh ose të shëtisësh për krahu me partnerin. Shtrëngimi i duarve, një përkëdhelje e kaluar lehtë mbi shpatulla apo puthja e dorës janë disa prej atyre simboleve që forcojnë lidhjen mes partnerëve.
Marrëdhënia në çift bazohet edhe në këto indicie trupore që shpeshherë përkthejnë emocionet dhe lidhjen mes një çifti. Mënyra si kapeni prej dore me shokun, burrin, të dashurin tuaj mund të thotë shumë për të, ju dhe marrëdhënien që keni krijuar.
Në qoftë se gjatë shëtitjeve të zakonshme kapeni prej dorë në këtë mënyrë me partnerin, do të thotë që lidhja juaj bazohet në emocione, por jo pasion. Personi që ushtron pak më shumë forcë gjatë puthitjes se pëllëmbëve ka personalitet më të fortë, i pëlqen të marrë iniciativën dhe të vendosë.
Gishtat e kryqëzuar simbolizojnë një lidhje të kryqëzuar mes dy partnerëve, një lidhje e bazuar mbi dashuri, pasion dhe besim i palëkundur.
Në pamje të parë duket shumë fëmijërore, por në të vërtetë është simboli i pavarësisë mes dy partnerësh. Çiftet e tilla dinë të respektojnë hapësirën dhe privatësinë e njëri-tjetrit. Kjo lloj kapjeje mund të tregojë gjithashtu se çifti po kalon një moment delikat dhe një prej të dyve ndjen nevojën për të qenë vetëm miq.
Kjo mënyrë e mbajturit të dorës përdoret më shpesh kur një çift merr pjesë në një event të caktuar. Megjithatë, nëse ju dhe partneri juaj e keni një ritual të përditshëm do të mbajnë duar si kjo çdo ditë, do të thotë që kërkoni mbrojtje nga partneri dhe ndiheni paksa të pasigurt në marrëdhënien tuaj./Arbresh.info/
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë