Nadia Hobbs është emri i 18-vjeçares që u diagnostikua me një lloj të rrallë kanceri në nofull. Gjithçka nisi me një dhimbje dhëmbi që nuk i kushtoi shumë rëndësi.
Ajo tha se si fillim, në nofullën e saj i ishte formuar një gungë e vogël në madhësinë e një kokrre bizelje, më pas madhësia e saj ishte rritur deri në madhësinë e një topi ping pongu.
Pas analizave të ndryshme të gjakut, shytave e çështjeve të tjera shëndetësore, ajo u diagnostikua me tumor kanceroz të indeve të buta në fytyrë.
Dhimbjet sa vinin e shtoheshin, shprehet vajza, aq sa i kushtëzuan dhe buzëqeshjen. Pas kimioterapive tumori i është zvogëluar në 75%.
Hobbs thotë se, nuk duhet të mënjanoni asnjë dhimbje sado e pazakontë apo e zakontë qoftë ajo. Qëndrimi pozitiv gjatë gjithë kohës e ka ndihmuar të marrë veten.
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?