Medellin, historia e qytetit që ndahet mes politikës dhe drogës

22:57 | 3 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Para 25 vitesh, Medellin ishte qyteti më i rrezikshëm në botë. Ky qytet ende vazhdon të njihet përmes Pablos Escobarit, i cili ndihmoi që të dërgonte qytetin drejt një kollapsi.

“Unë kurrë nuk kisha qenë në atë lagje më parë”, ka thënë arkitekti Luis Miguel Velez Wiesner, i cili rikujton herën e parë që vuri këmbë në Santa Domingo, një nga komunat më famëkeqe të Kolumbisë, ku edhe makinat e teleferikut për Medellin u hapën në vitin 2004.

“Ishte hera e parë. Ndihesha sikur isha rrëmbyer. Tani është vend më i sigurtë, ka vende për të ngrënë dhe për të blerë”, ka shtuar ai, transmeton portali arbresh.info

Ringjallja e Medellinit është një tregim i mbushur me dinamikë mes politikës dhe drogës. Për nga politika njiheshin Luis Perez, Sergio Fajardo dhe Alonso Salazar, ndërsa ata që zotëronin qytetin përmes drogës ishin Pablo Escobar dhe Don Berna.

9286136623_5a6bac3175_b

 

Asnjë rresht i historisë së Medellinit nuk mund të shkruhet pa u përmendur Pablo Escobar. Mund të duket pak e çuditshme që një nga kriminelët më të mëdhenjë në botë ishte edhe një planifikues urbanistik, por të injorosh rolin e tij në historinë e zhvillimit të këtij qyteti është sikur të shtrembërosh rëndë historinë e tij.

Escobar dhe karteli i tij ndihmuan në vendosjen e kushteve për ndryshime urbanistike. Ata e dërguan qytetin në prag të një katastrofe dhe më pas kërkuan ndryshimin e tij.

Në vitin 1982, Escobar, filloi programin e tij përmes një fushate politike, por me një far forme kishte sinqeritet në atë fushatë, sepse ai kërkonte çlirimin e lagjeve të varfëra dhe dëshironte t’u siguronte atyre një jetë dinjitoze.

Përveç rritjes së popullaritetit, fuqisë dhe madje potencialit fitues të zgjedhjeve – Escobar u zgjodh në shtëpinë e përfaqësuesve të Kolumbisë për një periudhë të shkurtër në vitin 1982, ku më pas u dëbua për shkak të biznesit që kishte me drogën.

Ai i radikalizoi, politizoi dhe armatosi të varfërit, duke i kthyer kundër shtresave të pasura dhe duke e dërguar vendin në prag në një lufte civile.

Në një formë, Medellini ishte kthyer në qytetin më të rrezikshëm në botë. Nga 1990 në 1993, më shumë se 6,000 njerëz u vranë çdo vit, dhe jo vetëm në lagjet e varfra. Shkrepja nga rruga ishte e rregullt dhe pa dallim. Llogaritë e vuajtjeve dhe të dhunës janë marrëmendëse dhe ato nuk shënojnë vetëm luftën mes elitës dhe bandave të drogës, por edhe të fëmijëve që torturoheshin dhe gjymtyroheshin për shkak të kalimeve kufitare në mënyrë ilegale.

“Nevoja për ndryshim ishte urgjente”, thotë arkitekti kolumbian dhe pedagogu Catalina Ortiz, që punoi në planet strategjike të qytetit gjatë viteve 2005-2013.

“Për mua, 1991 ishte një pikë kthese kyçe për të gjithë vendin. Ishte momenti më i keq dhe momenti më i mire, një kohë krize e plotë dhe një moment shprese, “thotë Ortiz.

I influencuar nga kultura europiane, Medellin ndryshoi shumë gjatë viteve ’90.

Megjithatë, përkundër ndryshimeve dhe dhënies së një imazhi të ri, Medellini është përpjekur për një kohë të gjatë të tërheqë turistët, të cilët ende kanë frikë të kalojnë nëpër shkallët me ngjyra në Comuna 13, që besohet se vazhdon të jetë një ndër lagjet më të rrezikshme të Medellinit.

Përkundër përpjekjeve të mëdha të autoriteve që të sigurojnë siguri dhe të zhvillojnë turismin, Medellin vazhdon të ketë reputacionin e një qyteti që është ndërtuar nga droga dhe krimi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme