Filmat me James Bondin e seria “Mission Impossible” duhet të shihen vetëm si filma, dhe asnjëherë si shembuj që duhen ndjekur në jetën e përditshme.
Por, jo të gjithë i shohin si të tillë.
Një shofer gjerman, të cilit me sa duket pa dashje i përfundoi rrota e parë e veturës në një shkallë, në vend se të kthehej mbrapsht, ai vazhdoi të zbres shkallëve.
Videoja e postuar në Facebook nga përdoruesi Bjorn Knorst shfaq shoferin në parkun Ravelin V në Saarlouis, Gjermani, me një rrotë në cep të shkallëve. Shoferi mendon një moment se çfarë të bëjë në këtë gjendje dhe përfundimisht vendos që të zbres shkallëve teposhtë.
https://www.facebook.com/bjorn.knorst/videos/1162173367160872/
Vetura zbret dhunshëm poshtë shkallëve por, siç duket, nuk pëson shumë dëme pasi që e vazhdon rrugëtimin pa problem.
Sipas raportimeve, shoferi ishte një 79 vjeçar i cili kishte injoruar paralajmërimet për të reshura në zonë dhe kishte rrëshqitur.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...