Më shumë se gjysma e njerëzve nuk arrijnë të ushqehen shëndetshëm për shkak të punës

10:59 | 4 Korrik 2017
Arbresh.info

Një e treta e njerëzve e lidhin kafjallin dhe drekën në një shujtë, për shumicën shujta kryesore është sandviçi në punë, të cilin e hanë në tavolinë të punës, ndërsa për shkak të urisë më së shpeshti hanë ushqime të pashëndetshme.

Nëse planifikoni dietë të janarit pas shijimit të ushqimeve festive, para kësaj kujdesuni që të gjeni kohë në orarin tuaj, këshillojnë hulumtuesit amerikan nga kompania “New York Bakery”. Ata kanë zbuluar se si më shumë se 50 për qind e njerëzve janë shumë të zënë për të përgatitur ose ngrënë ushqime të shëndetshme dhe për këtë arsye përcaktohen për ushqim të shpejt kalorik.

Ushqimi i keq shpesh është rezultat i stilit kaotik të jetesës dhe të qenit pisk me kohën, ndërsa veçanërisht te njerëzit e zënë që mbështeten tek sandviçët dhe produktet e furrës së bukës gjatë pjesës më të madhe të ditës, shkruan Daily Mail.

Për shkak të mungesës së kohës shumica e njerëzve sandviçin e vet as që e ha diku tjetër, përveç se në tavolinën e punës duke kryer njëkohësisht edhe punë tjera, kanë deklaruar hulumtuesit.

Shprehitë e pashëndetshme

Një e treta nuk ha kafjall, por e lidhin kafjallin dhe drekën në një shujtë në punë, derisa një e pesta e njerëzve e kapërcen edhe kafjallin dhe drekën. Për këtë arsye të uriturit marrin ushqime të pashëndetshme dhe edhe pas shkuarjes në shtëpi nga puna konsumojnë  sasi të mëdha të shujtave të pashëndetshme dhe atyre që përgatiten shpejt.

Po ashtu, më shumë se 26 për qind e njerëzve rregullisht hanë darkë pas orës tetë në mbrëmje, ndërsa nutricionistët paralajmërojnë që shujtat e tilla pengojnë gjumin e mirë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme