Pas një ”beteje” në gjykatë dhe në media, një çift spanjoll arriti të marrë lejen nga autoritetet për ta quajtur djalin “Lobo” (”Ujk”), një emër që fillimisht Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile e Madridit (DGR) e kishte konsideruar ”fyes” për djalin.
Ignacio Javierre dhe Maria Hernandez nuk u dorëzuan pas këshillës së DGR-së për të gjetur një emër tjetër për djalin dhe i kërkuan gjykatës që të detyronte DGR-në të pranonte emrin ”Lobo”, pasi, sipas tyre, ky ishte një vendim arbitrar i një zyrtareje të thjeshtë në Madrid.
Paralelisht, ata bënë edhe një peticion në internet duke siguruar për pak ditë 20 mijë nënshkrime.
Sot, DGR-ja bëri një hap pas dhe e pranoi emrin “Lobo”.
Ndërkohë, prindërit e djalit kishin zbuluar se një emër i tillë ishte vënë një herë në Spanjë, në vitin 1949, dhe një herë tjetër në Argjentinë.
“Ky emër do t’i japë më shumë karizëm dhe personalitet djalit… pasi emri ‘ujk’ nënkupton forcë, energji dhe dritë”, tha babai i Ujkut.
20 arrestime dhe sekuestrim i 120 mijë eurove, operacion i p...
Qeveria miraton Projektligjin për Inspektoratin e Arsimit
Qeveria shqiptare miraton bonusin e fundvitit, përfitojnë mb...
Arben Krasniqi, emërohet sekretar i përgjithshëm në zyrën e ...
Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën dhe “...
Kadetët e FSK-së përfundojnë marshimin 12.8 kilometra