Google ADS

Me këtë zbulim shërohen sëmundjet e pashërueshme dhe ngadalësohet plakja

01:16 | 29 Mars 2017
Arbresh.info

Shkencëtarët kanë zbuluar një mënyrë të re për të ndryshuar ADN-në, që mund të rregullojë “gjenet e dëmtuara” në tru, të kurojë sëmundje të pashërueshme më parë dhe potencialisht të zgjasë jetëgjatësinë e njeriut.

Zbulimi i madh – i përshkruar si “Grail i shenjtë” i gjenetikës – është përdorur që pjesërisht të rikthejë shikimin te minjtë e verbuar, gjendje e cila gjithashtu ka efekt mbi njerëzit, shkruan “Independent”.

Studimet e mëparshme nuk ishin në gjendje që të bëjnë ndryshime në ADN-në e syrit, trurit, zemrës dhe indeve të mëlçisë.
Por teknika e re u lejon atyre për ta bërë këtë për herë të parë dhe mund të çojë në trajtime të reja për një gamë të sëmundjeve që lidhen me procesin e plakjes.

Një nga studiuesit, profesor Juan Carlos Izpisua Belmonte, nga Instituti Salk në SHBA, tha: “Ne jemi shumë të ngazëllyer nga teknologjia që kemi zbuluar, sepse kjo është diçka që nuk e kemi bërë më parë.

“Aplikimet e mundshme të këtij zbulimi janë të mëdha.”
Qelizat në shumicën e indeve të një organi të rritur nuk ndahen, duke e bërë të vështirë për shkencëtarët që të bëjnë ndryshimet në ADN.

Por profesor Belmonte tha se: “Për herë të parë, ne mund të hyjmë në qelizat që nuk ndahen dhe të modifikojmë ADN-në siç duam.

“Ne tani e kemi teknologjinë që na lejon të ndryshojmë AND-në e qelizave që nuk ndahen, për të rregulluar gjenet e dëmtuara të trurit, zemrës dhe mëlçisë.
“Kjo na lejon që për herë të parë të jemi në gjendje të ëndërrojmë shërimin e sëmundjeve që nuk mundeshim më parë, që është emocionuese”, tha profesor Belmonte./GazetaExpress/.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme