Natën midis 24 dhe 25 Tetorit 2020, do të ndërrojë ora sërish, akrepat e orës do të lëvizin një orë prapa, duke na dhënë të gjithëve mundësinë për të fjetur një orë më shumë, por edhe do të errësohet më herët. Megjithatë mund të jetë hera e fundit që ajo do të ndryshojë. Në prill do të dimë nëse viti 2021 do të shënojë fundit e ndryshimit të orës, në fuqi për 54 vjet. Një ndryshim që mund të shkaktojë konfuzion në nivelin e zonave kohore evropiane, i cili është ende në diskutim.
Që nga viti 1996 të gjitha vendet e Bashkimit Evropian – plus Zvicra dhe vendet e Evropës Lindore – kanë miratuar të njëjtin kalendar për orën e verës, pavarësisht nga polemikat e shumta. Në verën e vitit 2018, Parlamenti Evropian miratoi heqjen e detyrimit që vendet anëtare të kalojnë nga një orë në tjetrën dy herë në vit. Secili shtet është i lirë të vendosë deri në prill 2021 nëse do të miratojë orën e verës, kohën diellore përgjithmonë ose të vazhdojë t’i alternojë ato. Vendet në Veri, të tilla si Finlanda dhe Polonia, po bëjnë presion për fundin e saj , ndërsa ato në Jug po lëvizin në drejtim të kundërt. Franca tashmë është shprehur me një votim popullor për ta mbajtur atë gjatë gjithë vitit. Nga ana tjetër, Italia vazhdon ta alternojë atë, veçanërisht për arsye ekonomike: ora e verës lejon të ndizni dritat një orë më vonë, me kursime të konsiderueshme.
Kursim energjie
Qëllimi i orës së verës që nga prezantimi i tij, në fakt, është të lejojë kursimin e energjisë falë përdorimit më të vogël të ndriçimit elektrik. Terna, kompania përgjegjëse në Itali për menaxhimin e rrjetit energjetik, vlerëson kursimet e lejuara nga miratimi i orës së verës: në periudhën midis viteve 2004 dhe 2012 ajo tejkaloi 6 miliard kilovat orë me një kosto më të ulët prej 900 milion euro.
Liverpool në kërkim të shkëputjes në tabelë përballet me Lei...
Cunha i shënon gol direkt nga korneri Man Unitedit
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...